EKONOMI

VIDEO/ Ushqime me lista, varfëri dhe braktisje nga të rinjtë, qytetarët reagojnë për rritjen drastike të çmimeve: Rama fajtor për krizën, qeveria na ka harruar

14:23 - 08.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në çdo qytet, periferi, e deri te fshatrat me të thellë të shqipërisë varfëria është ulur këmbëkryq dhe shumë familje vuajnë nga pamundësia për të përballuar kostot e larta të jetesës.




Të papunë, pensionistë të mbetur vetëm, të rinj të pashpresë, shtyjnë ditët me dëshirën për t’u larguar nga vendi. Kjo është panorama që sheh lehtësisht, nëse largohesh vetëm pak nga qendrat e qyteteve.

“Një djalë kam unë. Më iku ka 2 vjet në Gjermani më la më plakën vetëm. Këtu edhe unë jam mërzitur, s’kam ca të bej”, rrëfen një i moshuar.

 

 

Banorët e fshatit Pojan në Korçë nuk po sigurojnë më asnjë të ardhur nga tokat. Shtrenjtimi i inputeve bujqësore, karburantit dhe mungesa e subvencioneve janë kosto më të larta, sesa fitimet e siguruara nga punimi i tokave.

Njerëz që i drejtohen dyqaneve me xhepat bosh me shpresën se do t’iu shënohet emri në listën e gjatë të borxheve, pasi para nuk kanë. Shitës që falin edhe një ditë tjetër ushqim për fëmijët, por që i afrohen falimentimit. Përjetimi është i njëjtë për banorët e Elbasanit e fshatrave si në Cërrik apo Peqin.

Shitësit ambulantë apo tregtarë të tjerë kthehen shpeshherë duarbosh. Blerësit janë të paktë në Memaliaj dhe fshatrat përreth tij, ku kanë mbetur kryesisht pensionistë. Fatlum është ai që ka fëmijët në emigrim.

Rritja me shpejtësi e çmimeve ka thelluar varfërinë në çdo skaj të vendit, dhe shqiptarët i kanë sytë nga emigrimi. Sipas shifrave zyrtare, në vitin 2021 u regjistrua niveli më i lartë i të larguarve nga vendi në një dekadë, gati 33 mijë. Por numri në rritje i largimeve po plak vendin dhe po thellon edhe më shumë varfërinë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.