Kryeministri Rama ka udhëtuar sot drejt Ukrainës për të parë nga afër rrënojat e mbetura nga bombardimet e luftës. Bashkë me të është edhe kryeministri i Malit të Zi dhe disa nga bashkëpuntorët e afërt në kryeministri.
Gjatë vizitës në Kiev, Rama është ndalur në Muzeun Kombëtar të Historisë së Ukrainës në Luftën e Dytë Botërore.
Muzeu, i cili është një kompleks përkujtimor për luftën gjermano-sovjetike ndodhet në periferi jugore të rrethit Pechersk të Kievit.
Ai është një nga muzetë më të mëdhenj në Ukrainë (mbi 300 mijë ekspozita) i përqendruar në statujën 62 metra të lartë të Atdheut, e cila është bërë një nga monumentet më të njohura të Kievit.
Tashmë përpos gjurmëve të luftës gjermano-sovjetike janë edhe ato me Rusinë.
Shfaq Komentet (0)