AKTUALITET

“Kushton më shumë qumështi në Shqipëri se në Luksemburg”, eksperti i ekonomisë: Qeveria të ulë taksat, përkohësisht të paktën

22:14 - 12.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eksperti i ekonomisë, Meteo Spaho, u shpreh sonte në ”Open”, se qeveria jonë nuk ka ndërmarrë reformat e duhura në kohën e duhur, për të mundur që t’i bëjë ballë krizave të papritura, siç është situata aktuale thotë ai.




“Kur ka kriza dalin defektet e sistemit. Tatim mbi pasuritë e paluajtshme është taksa e parë me të cilën mbahet pushteti vendor, në Shqipëri kjo gjë nuk ndodh, dhe e vendos tek taksat e konsumit. Në kohën e duhur duhet të bësh politika të duhura, sepse kur vjen kriza je i papërgatitur”, u shpreh ai.

Më tej Spaho tha se për të ndihmuar qytetarët në përballimin e krizave, është e nevojshme që të ulen taksat.

“Në momentin kur përkohësisht kemi rritje të çmimeve, të uli tatimin për vlerën e shtuar për tre muaj, s’ka nevojë për 2 mijë lekësha por uli pak taksat”, tha ai.

“Të kushtojë qumështi në Shqipëri më shumë se në Luksemburg, këtu kemi arritur. 500 gr qumësht për fëmijë në Luksemburg kushton 69 qindarka euro, 140 lekë e njëjta markë në Shqipëri”, u shpreh ekonomisti Spaho.

Më tej ai u shpreh se do të ishte mirë që të paktën për një vit, të shihej mundësi që në Shqipëri të prodhohen drithë, për t’i paraprirë krizës që mund të vijë si pasojë e bllokimit të grurit në Ukrainë.

“Një tjetër element, jemi në krizën e Ukrainës, nuk dihet nëse ato tonelata grurë do vinë në BE, në të paktën të mendojmë se paku për një vit të ndihmojmë prodhimin vendas. Vetëm për një vit ta rrisim prodhimin e drithërave”, deklaroi Spaho.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.