Kronikë

Plagosje në Gjirokastër! Dy persona sulmojnë me armë një 29-vjeçar, qytetari në gjendje të rëndë (DETAJE)

12:39 - 17.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të dielë në afërsi të shkollës së mesme pedagogjike në Gjirokastër.




Burimet bëjnë me dije për Gazetën Shqiptare se Lorenc Dida 29-vjeç dyshohet se është sulmuar me thikë nga një person i identifikuar me inicialet P.K. i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Gjithashtu, mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën pa mundur të dëshmojë për ngjarjen e ndodhur.

Ndërkohë, ai ka marrë plagë në krah dhe këmbë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur rrethanat e plota të saj.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit, shtetasi P. K., ka goditur me sende të forta shtetasin L. D., i cili u transportua për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit P. K.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.