LAJMI I FUNDIT

“Sterilizimi”/ Paralajmërimi i gazetares Lala: Hetimi nuk mbyllet pa arrestime. Përgjegjësia që duhet të mbajë ish-ministri Ilir Beqaj

23:46 - 18.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Open” në ‘News24’ se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj duhet të mbajë përgjegjësi për tenderin e sterilizimit, ndërsa paralajmëroi se do të ketë arrestime.




“Për koncesionin e sterilizimit s’kemi asnjë urdhër-arrest. Koncesioni i sterilizimit është me shumë dritëhije. Në informacionet që disponoj, më rezulton se kjo çështjes nuk mbyllet pa urdhër-arreste. Se në ça niveli shkon, s’di ta them. Zoti Beqaj është i përfshirë dhe një koncesion, si ai i chek-up. na është thënë një shëndetësi falas, por nuk më rezulton ashtu. Qytetarët dynden jashtë dyerve të spitaleve.

Ka propagandë, mure të lyer dhe çarçafë më shumë, por është po ajo situatë. Ish-ministri i Shëndetësisë duhet të mbajë përgjegjësi. Nëse SPAK ngelet te personazhet e dorës së dytë, ajo është histori e cunguar. Titullari i institucionit është ai që ka përgjegjësi. Nisem nga disa dokumente, dosje të plotë hetimore, dëshmi që janë dhënë nga vartës të zotit Beqaj. Koncesioni i sterilizimit nuk është histori e thjeshtë.”, tha Lala.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.