AKTUALITET

Shpërndanin mallra kontrabandë në Tiranë, arrestohen 2 pronarët e Postës Private (EMRAT)

13:22 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në kuadër të operacionit të koduar “Last box”, u arrestuan në flagrancë  Altin Lama 50 vjeç dhe Devis Kokoli, 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.




Snajper në makinë dhe arsenal armësh në banesë, lihen në burg ish efektivi i RENEA-s dhe 28-vjeçari! Dyshohen si vrasës me pagesë! Armët në policinë shkencore

Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt shërbimi postar, në rrugën “Eshref Frashëri”, me administrator shtetasin Devis Kokoli dhe ortak shtetasin Altin Lama, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, mallra dhe produkte të ndryshme, pa faturat tatimore përkatëse apo deklarata doganore për origjinën e tyre.

Gjatë kontrollit në këtë subjekt janë gjetur edhe 2 shtetase, të punësuara në mënyrë të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.