AKTUALITET

“Rama flet vetëm për kanabis”, Berisha: Shqipëria u shndërrua në kavie të doktrinës të Soros! 420 mln për djegësat dhe asnjë nuk funksionon!

20:42 - 25.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD Sali Berisha, në një bashkëbisedim me intelektualë në Pogradec ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. I ndalur tek reforma në drejtësi, Berisha tha se ishte një vegël në duart e Xhorxh Soros, duke shtuar se Shqipëria u shndërruar në kavie e doktrinës së Xhorxh Soros.




“E thatë ju 22 mln km, me 3 mln në Europë. 600 mijë euro për shkolla në BE, 3 mln e ndërton Erion Veliaj në Tiranë dhe rreh gjoksin me vjedhjen e tij. Tenderat djegësat, 420 mln asnjë prej tyre nuk funksionon. Falimentojnë bashkitë, ndërmarrja është e Edi Ramës dhe Erion Velisë. Çmimet janë stratosferike dhe të rritura me Bord me qëllim që të shtohen të ardhura nëpërmjet TVSH. Amnistia është vrastare për konkurrencën, nuk ka më konkurrencë. Dil ti atje dhe bëj para me para. Kemi një shtet që është shndërruar në një makineri të tmerrshme vjedhjeje, shkatërrimi. Sa i përket drejtësisë, kur nisi reforma e kam mbështetur sepse nuk ka asgjë më shumë se një rëndësi të pavarur. Por Xhorxh Soros kishte një projekt, unë e njoh shumë mirë. Kjo reformë i ka prerë shtetit shqiptar kolonën vertebrale, harta është në kundërshtim me ligjin. Shqiptarët kanë humbur falë kësaj reforme për të pasur një proces gjyqësor të drejtë. Sepse ligji thotë jo vetëm proces transparent por edhe në kohë, se nëse nuk e merr të drejtën në kohë ai edhe mund të vdesë. S’ka më të drejtë reale për qytetarët e këtij vendi falë reformës së Xhorxh Soros, tani e vërteta po bëhet gjithnjë e më e qartë. Shqipëria u shndërrua në kavie e doktrinës së Soros. Ramën e keni dëgjuar ai flet për kanabis, nuk flet ai për kulturë bujqësore. Promotor kryesor i ndalimit të luftës kundër drogës është Xhorxh Soros. Këtu ai ka Edi Ramën.”, tha Berisha.

Të tjera probleme të cilat Berisha i trajtoi në këtë takim ishte edhe ai shëndetësor, duke u shprehur se mjekët paguhen me pak në krahasim me rajonin dhe sipas tij kjo nuk është e paqëllimshme.

“Sot në jemi 30 % nën Kosovën dhe kjo nuk është  e paqëllimshme. Njeriu që qeveris e di qe investimi në resurse njerëzore është kryesor por ai i lë të ikin. Borxhi është rritur në 107 %. Kultura është e rrënuar. Kjo është një nga periudhat më të rrezikshme për identitetin tonë si komb. Bëri gjithçka për të paraqitur paqebërës një xhelat si Vuçiç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.