AKTUALITET

Çfarë pritet në shtator? Meta: SPAK është krijesë e PS-së, afera e ‘Djegsave’ do ti marrë me vete të tërë! Po përgatisim…

19:15 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se SPAK i ka marrë direktivat nga kongresi i fundit i Partisë Socialiste, sa i takon hetimeve qe ka nisur ndaj tij, por edhe Sali Berishes.




Në një intervistë për Fax News, ish-Kreu i Shtetit u shpreh se të gjitha lobimet që LSI ka bërë në SHBA janë publike në Departamentin e Drejtësisë në Amerika.

Po ashtu, Meta paralajmëroi se ne shtator do te këtë afera te tjera, qe do te bëhen publike dhe qe e implikuar sipas tij është qeveria me ne krye Ramen.

Meta: Kemi të bëjmë me një kandidat që për zgjedhjet e fundit, deputet i PS-së.Ka qenë pjesë e opozitës së korporatave dhe në zgjedhjet e fundit ka votuar për PS,i uroj suksese SPAK në këtë hetim pasi direktivat i ka marrë në kongresin e fundit të PS, SPAK nuk ekziston pa partinë.

Të kërkoje në të gjitha bankat e botës për lobim, DASH e ka gjithçka, çdo gjë tjetër është një shërbim ndaj Ramës për të shmangur vëmendjen nga faktet e depozituara nga PL në SPAK për të.Asgjë nuk e ndal revolucionin anti-korrupsion, për të gjitha aferat, e Durrësit ku janë mbi 5 miliardë euro dëm për shqiptarët e të tjera që do të dalin në shtator.

-A ka diçka të re në shtator?

Meta: E djegësave do ti marrë me vete të tërë, por janë dhe afera të tjera që po bëhen gati për tu ekspozuar ndaj opinionit publik.

-A ndiheni i sulmuar që kur morët drejtimin e Partisë së Lirisë?

Meta: Ndihem i vlerësuar nga këto sulme, më motivon!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.