AKTUALITET

Të tjera sekrete të shtetit ‘dalin në shesh’/ Hakerat publikojnë e-mailet e Çuçit, Peleshit e Karçanajt!

14:08 - 30.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numra telefoni të qytetarëve dhe dokumente të klasifikuara sekret të policisë, ministrive dhe vetë qeverisë shqiptare, janë publikuar së fundi në rrjet nga autorët e sulmit kibernetik ndaj platformës e-albania. Ndryshe nga çfarë deklaruan institucionet se databaza shtetërore nuk ishte prekur, dosjet e publikuara nga organizata Home Land Justice përmbajnë e-maile dhe dokumente të ministrave Bledi Çuçi, Niko Peleshi, sekretarit të përgjithshëm të kryeministrisë dhe drejtoreshës së AKSHI-t.




Dokumente të klasifikuara, e-maile të ministrave, shkresa të institucioneve dhe një databazë e re me numra telefoni të shtetasve shqiptarë, janë publikuar nga grupi Home Land Justice që mori përsipër sulmin ndaj platformës e-albania pak javë më parë. Ndryshe nga çfarë deklaruan institucionet shqiptare se të dhënat ishin të sigurta, në fakt, rezulton se gjithçka është kopjuar nga autorët e sulmit kibernetik. Ata kanë publikuar së fundi e-mailet e ministrave Bledi Çuçi, Niko Peleshi dhe madje edhe vetë drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Databaza e publikuar përmban gjithçka ka mbërritur në postën elektronike të ministrave Çuçi e Peleshi, por edhe email-et që ata kanë dërguar, e madje, edhe materialet që ata kanë dashur të fshijnë. Në listën e dokumenteve të vjedhura janë shkresat ku policia komunikon me ministrin e brendshëm në shumicën e rasteve me dokumente të klasifikuara sekret, apo edhe letërkëmbimi i kreut të dikasterit të kryeministrinë.

Sikurse raporton ‘Ora News’, vjedhjes së të dhënave nuk ika shpëtuar as email-i i drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj. Dosja me emrin e saj përmban gjithë shkresat që ajo ka marrë e dërguar nga vartësit Brenda institucionit por edhe dokumentet që ka shkëmbyer me qeverinë, ministritë dhe institucionet e tjera të vendit.

Prokuroria e Tiranës thotë së është njohur të dhënat sensitive të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë të cilat po qarkullojnë në rrjet e ndërsa shton se edhe ky akt do ti bashkëngjitet për hetim dosjes së hapur në korrik pas sulmit ndaj platformës e-albania. Pavarësisht nisjes së hetimeve një muaj më parë, dhe bashkëpunimit me ekspertë të huaj, autoritetet shqiptare ende nuk kanë deklaruar kush kanë qenë autorët e sulmit kibernetik dhe cili ka qenë qëllimi i vërtetë i tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.