AKTUALITET

Erisa Xhixho: Simbol i arrogancës së qeverisë, 4.3 mld lekë për një “kopsht Eden” në mes të Kryeministrisë

14:36 - 04.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, me anë të një postimi në Facebook, u shpreh se ndërsa shqiptarët janë duke u përpjekur t’i mbijetojnë ferrit me çmimet e dyfishuara, qeveria harxhon 4.3 miliardë lekë për një kopsht Edeni në mes të Kryeministrisë.




Ajo u shpreh se ndërsa kjo qeveri nuk ka para për të ndihmuar shqiptarët, nuk kursehet për të tilla instalacione luksi, të cilën e quajti simbol të arrogancës së qeverisë.

Postimi i plotë:

Plot 4 miliardë e 300 milionë lekë për një Eden të vogël në mes të kryeministrisë, ndërkohë që shumica e shqiptarëve po përpiqen të mbijetojnë në ferrin e çmimeve të dyfishuara.

➡️“Parajsa” jeshile në zemër të ndërtesës së qeverisë do të financohet me paratë e shqiptarëve, atyre që ministrja e Energjisë dhe, me porosi të saj, e gjithë administrata, u kërkon të fikin dritat e t’i lajnë rrobat me 30 gradë.

➡️Për të përballuar krizën energjetike, kjo qeveri nuk ka para. Nuk ka as për të mbështetur familjet e varfra që maten mirë sa herë shkojnë në dyqan për gjërat jetike.

Por për luksin e vet, kjo qeveri i ka paratë dhe nuk i kursen sepse ato janë paratë e shqiptarëve.

Kopshti 4.3 miliardë euro në zemër të kryeministrisë është një tallje me varfërinë e shqiptarëve, një sfidë përçmuese nga maja e pushtetit. Por më tepër se çdo gjë tjetër, ai është një simbol i arrogancës së një qeverie që nuk e ka marrë pushtetin me votë dhe sot, me mospërfillje, e përdor si të dojë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.