AKTUALITET

“10 vite në pushtet dhe akoma dëgjojmë për ndërtime pa leje”/ Meta akuza Ramës: Kush mban përgjegjësi për këtë mungesë kontrolli

21:55 - 09.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook, Kryetar i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar Kryeministrin Rama për ndërtimet pa leje.




Ai përmend faktet se Rama ka qenë dhe është i vetmi përgjegjës për këtë që po ndodh me ndërtimet në vend.

Po ashtu, Meta bën edhe një herë thirrje për protestën që do të mbahet ditën e martë, ku në qendër do të jetë afera e Inceneratorëve.

Reagimi

Ky është shtatori i dhjetë që Edi Rama është Kryeministër dhe ende dëgjojmë për “aksione” kundër ndërtimeve pa leje.

Kush i ka lejuar këto ndërtime pa leje në këto 10 vite?

Kush mban përgjegjësi për këtë mungesë kontrolli të territorit sidomos këto katër vitet e fundit kur të gjitha bashkitë i takojnë Rilindjes?

Koha për të shporrur një Qeveri të paligjshme të votave të vjedhura e të blera! Koha për t’i dhënë fund paligjshmërisë si sistem!

Koha për t’i dhënë fund pengmarrjes së qytetarëve dhe biznesmenëve për qëllime shantazhuese dhe elektorale!

Të martën, në ora 18:00, takohemi te “kryevepra” e paligjshmërisë dhe korrupsionit, atje në vendngjarje te inceneratori i Tiranës!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.