AKTUALITET

Banorët e Vlorës në protestë para Portit: Gjeneratorët që do të vendosen këtu, djegin dy ton naftë në ditë! Katastrofë me pasoja për 30 vitet e ardhshme!

10:24 - 09.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e Vlorës janë mbledhur në protestë para portit për të kundërshtuar planin e qeverisë për vendosjen e dy anijeve gjenerator për prodhimin e energjisë elektrike.




Ata thotë se këto objekte djegin deri në dy ton naftë në ditë dhe sipas tyre kjo mund të shkaktojë një katastrofë me pasoja për 30 vitet e ardhshme.

“Ajo që po ndodh sot mund të ketë pasoja për 30 vitet e ardhshme për gjirin e Vlorës dhe të gjithë qytetin e Vlorës. Do të ketë më shumë njerëz të tjerë gjatë ditës. Çështja është shumë serioze por edhe për mungesë të mediave dhe mungesë informacioni jemi para një situate që ka Akoma terr informativ. Nuk është madhore fakti që po vjen një anije. Anija është gjithmonë atraktive në det. U tha që do prodhojë energji por kjo anije që po vjen nuk ka lidhje me këtë gjë. Ka dy platforma me vete që do të vendosen te triporti. Do jenë dy platforma që do djegin dy ton naftë në ditë. Kjo sasi nafte që do të digjet këtu është e barabartë sikur në Vlorë 100 mijë makina të bëjnë 10 km brenda Vlorës, brenda ditës. Jemi sot këtu për të filluar një betejë kundër oligarkisë botërore të naftës. Shqipëria po kthehet në një vend ku të zgjasin kthetrat këto lobet e naftës. Kjo është një katastrofë ekonomike”, shprehet një prej tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.