Kronikë

E rëndë në Tiranë, dy të moshuar i japin fund jetës në mënyrë tragjike/ Detajet nga policia!

09:58 - 09.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy të moshuar i kanë dhënë fund jetës këtë të premte në Tiranë. Policia bën me dije se një grua 73 vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës dhe si pasojë ka ndërruar jetë.




Ndërkohë një tjetër i moshuar, në sheshpushimin afër banesës, është gjetur nga familjarët, i vetëvarur.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 09.09.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Shemsi Haka”, shtetasja V. D., 73 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Më datë 09.09.2022, rreth orës 07:25, në rrugën “Griror Silka”, në sheshpushimin afër banesës, është gjetur nga familjarët, i vetëvarur, shtetasi Q. J., 70 vjeç. Po punohet për sqarimin e rrethanave të këtyre ngjarjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.