Kronikë

(EMRI) Ishte me pushime në Sarandë/ 23-vjeçarja nga Tirana hidhet nga kati i dytë, niset me urgjencë drejt kryeqytetit!

09:22 - 09.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vajzë e re 23 vjeçe është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku banonte në qytetin e Sarandës, duke pësuar dëmtime të shumta. Ajo është identifikuar si shtetasja Eralda Mehmeti, nga Tirana e cila mësohet se ndodhej me pushime në Sarandë.




Sipas policisë dyshohet se ajo është vetëhedhur nga lartësia, ndërkohë që hetuesit po vijojnë të marrin dëshmi dhe të punojnë për të zbardhur më shumë detaje mbi rrethanat e ngjarjes. Për shkak të dëmtimeve dhe frakturave të pësuara, e reja është dërguar me ambulancë në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjatë natës, në spitalin e Sarandës është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja E. M., 23 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku jeton. Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.