AKTUALITET

Ministria e Jashtme jep lajmin e shumëpritur për emigrantët: Shqipëria nis negociatat me Greqinë për njohjen e pensioneve!

11:45 - 09.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria shqiptare po intensifikon bashkëpunimin me Greqinë për të bërë të mundur nisjen e negociatave për njohjen e pensioneve.




Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën njoftoi se mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi për njohjen e sigurimeve shoqërore u zhvillua me sukses.

Postimi i plotë

“Athinë, u zhvillua me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore. Diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila do të materializojë parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve tona”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.