Një nga dy anijet e marra me qira për prodhimin e energjisë elektrike ka mbërritur mëngjesin e të premtes në portin e Vlorës.
Sipas qeverisë ato do të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji. Anija speciale për transportin e tyre do të qëndrojnë në spirancë përpara hyrjes së terminalit Vlora-1 (PIA) ku do të shkarkojë anijen gjenerator.
Banorë të shumtë kanë dalë në protestë kundër vendosjes së tyre në portin e Vlorës. Ata mbajnë pankarta ku shkruhet “Nuk e japim Vlorën”.
Shfaq Komentet (0)