Kronikë

Po futej me ‘BMW’ në Shqipëri me 14 500 euro të padeklaruara, e pëson shtetasi nga Kosova!

13:31 - 19.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekuestrohet një shumë prej 14 500 euro dhe procedohet penalisht shtetasi kosovar që nuk e deklaroi shumën në kufirin shqiptar. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. Gj.




Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 14 500 euro të padeklaruara nga 49-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Gj., 49 vjeç, banues në Gërçinë, Gjakovë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.