AKTUALITET

Vizita në Uashington, Veliaj: SHBA në krah të Shqipërisë për sigurinë kibernetike! Më shumë investime amerikane në Tiranë

16:25 - 19.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e cilëson tepër të suksesshme vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për Report tv, Veliaj thekson se marrëdhënie e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e jashtëzakonshme dhe se kjo marrëdhënie është përkthyer në disa vepra konkrete që e dëshmojnë.




“Në disa çështje të rëndësishme globale Shqipëria ka pasur një rol shumë më të madh sesa madhësia e saj. Pra mund të themi se i ngjan një boksieri me peshë të vogël por që ‘ka grushtuar’ me shumë dinjitet në një peshë më të madhe të politikës globale. Takimet kanë qenë të jashtëzakonshme dhe refreni për Shqipërinë ka qenë shumë i mirë nga të dyja palët”, tha Veliaj.

Duke folur për çështjen e sulmeve kibernetike iraniane, Veliaj tha se një pjesë e punës për të rikthyer shërbimet është realizuar.

“Lajm i mirë është që gjërat janë rikuperuar. Ne duhet të punojmë dhe të përgatitemi për këto sulme edhe në të ardhmen. Ajo që pashë në SHBA është se ka një vullnet për të qenë sa më pranë Shqipërisë. Do të kemi ndihma konkrete edhe në të ardhmen jo shumë të largët”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.