AKTUALITET

Mbyllet kopshti i Turgut Ozal, institucioni akuza Ministrisë së Arsimit

15:54 - 22.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Arsimit ka vendosur të mbyllë kopshtin privat “Zubeyde Hanim”, pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal”, ndërsa institucioni hedh akuza ndaj qeverisë për këtë vendim që e quan të padrejtë.




Pas 24 vitesh aktivitet në Shqipëri, institucioni, në një letër drejtuar prindërve ku i njofton për vendimin e marrë, thotë se i është mohuar vazhdimisht kërkesa për ndërrimin e adresës.

Kopshti thotë se i ka përmbushur të gjitha kushtet gjatë inspektimit nga Ministria e Arsimit, ndërsa njofton se ka depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dokumentacionin për anulimin e këtij dhe se kanë vënë në dijeni të gjitha institucionet shqiptare dhe të huaja.

Kujtojmë se shoqëria Turgut Ozal është financuar nga filantropi Fethullah Gylen, i cili jeton në ekzil në SHBA. Ai njihet për armiqësinë e tij me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, ndërsa ky i fundit e ka bërë fajtor për grushtin e shtetit në vitin 2016. Erdogan, vazhdimisht i ka bërë presion qeverisë shqiptare për mbylljen e institucioneve të tij në Shqipëri, si dhe ka kërkuar ekstradimin e atyre që i cilëson si “gylenistë”.

Kolegji Turgut Ozal që financohej nga Fetullah Gylen është shitur rreth 7 vite më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.