AKTUALITET

Mbyllja e shkollës “Mehmet Akif”, nxënësit të përlotur: 3 minuta për të shkatërruar 30 vite shkollim

11:50 - 23.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendimi për mbylljen e shkollës, “Mehmet Akif” ka shkaktuar protesta nga nxënësit e kësaj shkolle, të cilët siç shihen edhe në foto, të përlotur me pankarta në duar kërkojnë anulimin e vendimit të qeverisë.




Një nga gjimnazistet e kolegjit “Mehmet Akif” është shprehur sot në protestë se ky shtet po u shkatërron ëndrrat dhe se pas 30 vitesh po mbyllet shkolla e dijes dhe jetës.

Teksa zëri i dridhej, ajo falenderoi të gjithë stafin e shkollës dhe kërkoi falje që ky kolegj u desh të përballej me një vend ku vlerat nuk njihen. Nxënësit treguan për kamerat dhe një nga medaljet që u është dhënë atyre për rezultatet e shkëlqyera, firmosur nga vetë kryeministri Edi Rama.

“Presioni është i madh, sidomos për ne maturantët. Edhe shumë nxënës të rinj që këtë vit erdhën në këtë shkollë u janë prerë ëndrrat në mes, eliminimi i kësaj shkolle elitare është plotësisht gabim. Mua më kujtohet si tani kur mora vesh se do studioja në një shkollë aq dinjitoze me eksperiencë prej 30 vitesh, emri i së cilës jehonte kudo me sukseset e arritura. Po sot ç’po ndodh me ëndrrën time?!

S’më jep përgjigjie askush, se ju mendoni se shkatërroni çdo gjë me një firmë? Harruat se ato nderimet me medalje të arta dalin pikërisht nga kjo shkollë, nëse duhet të shkatërrosh vendin nuk duhen bomba, mjafton të shkatërrosh arsimin, si bombë na erdhi ky lajm. Shkolla është e jona dhe nuk mund të na e merrni. Na thanë duajeni kombin po vetë na përzënë, ëndrrat na i futën në sirtar. Mehmet Akif pas 30 vitesh meriton të rrëzohesh, ju terroristat që keni ardhur këtu na dhatë, armën më të fortë plumbin e dijes dhe penën blu. Po mbyllni shkollën e dijes dhe jetë”-u shpreh e reja.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.