AKTUALITET

Aneksimi i rajoneve të Ukrainës, reagon Presidenti Begaj: Sfida flagrante e Rusisë ndaj ligjeve, lajm i keq për paqen dhe rendin botëror

17:50 - 30.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia. Në një reagim në Twitter, Begaj shprehet se dënon me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë.




“Reagimi i Presidentit te Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj, lidhur me aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia.

Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror”, shkruan Presidenti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.