Kronikë

Rrëmbimi në autostradën Durrës-Tiranë, policia shpall në kërkim një person (EMRI)

19:19 - 03.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy shtetas për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj në autostradën Durrës-Tiranë.




Sipas raportimeve, një prej personave të shpallur në kërkim është shtetasi Agron Bejdolli.

Bejdolli kishte një lidhje të ngushtë me Aleksander Lahon alias Pëllumb Muharremit i njohur si Rrumi.

Ai drejtonte makinën e Rrumit ditën e atentatit ndaj makinës se Arjan Ndoj. Sakaq, vëllezerit refuzojnë te japin shpjegime.

Bejdolli është personi që shoqëroi Rrumin dhe Ndoj në spital pas atentatit.

Kujtojmë se pengmarrja e dy vëllezërva ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës. Pista kryesore ku po heton policia është heqja e paligjshme e lirisë dhe dyshohet se këta persona mund të kenë pasur konflikt më parë.

Në bazë të dëshmisë së Indrit Beqiriaj dhe vëllanë të tij është referuar si konflikt i çastit.  Ndërkohë për rreth dy orë Indrit Beqiraj është lënë i lirë nga pengmarrja.

Dinamika e atentatit ndaj “Rrumit”

Kujtojmë se atentati ndaj Aleksander Lahos alias Pëllumb Muharremit i njohur si Rrumi, person me të cilin kishte një lidhje të ngushtë Agron Bejdolli, i shpallur në kërkim sot nga policia e Durrësit për rrëmbimin ndaj dy vëllezërve Beqiraj, ka ndodhur në 2019 në fshatin Koxhas të Shijakut.

Pre e plumbave ranë edhe njerëz të drejtësisë, prokurori Arian Ndoji i cili ishte në sediljen e parë të automjetit Pëllumb Muharremi i njohur si ‘Rrumi’ që qëndronte në sediljen e pasme të makinës tip ‘Benz’ me targa AA 333 ZD, si edhe shoferi i prokurorit Ndoji, Andi Maloku, i cili humbi jetën 7 ditë më pas në spital.

Sipas dinamikës së ndërtuar të ngjarjes, mesditën e atentatit, prokurori Arian Ndoji po drekonte me mikun e tij Enver Shala dhe një të njohurin e këtij të fundit, në një restorant në lagjen Nr. 13 në Durrës

Vetëm pak minuta pasi kishin kryer porosinë, në tavolinë me ta bashkohet edhe Pëllumb Muharremi, i njohur ndryshe si ‘Rrumi’.

Menjëherë sapo përfunduan së drekuari, prokurori Ndoji dhe ‘Rrumi’, pasi u përshëndetën me grupin tjetër në tavolinë, dolën nga restoranti dhe u ngjitën në makinën e drejtuar nga Andi Maloku, i cili ishte punësuar si shofer i familjes Ndoji. Ndërkohë, që në ndjekje, pas tyre vinte edhe makina e ‘Rrumit’, e drejtuar nga Stiven Mziu, shoferi i këtij të fundit.

Është ky momenti, kur siç shikohet edhe nga grafika e ndërtuar nga emisioni ‘Në shënjestër’, sapo makina me prokurorin Ndoji në vendin e parë të pasagjerit dhe Rrumin në sediljen e pasme, futet në autostradë me drejtim Ura e Dajlanit-Mbikalimi i Shkozetit, pas tyre vihet në ndjekje automjeti i autorëve.

Fillimisht automjeti i autorëve e ndjek për afro 1 kilometër automjetin e shënjestrave të atentatit.

Pasi i arrin, automjeti i autorëve futet në mes të makinave të drejtuara nga shoferi i prokurorit Ndoji dhe atij të drejtuar nga shoferi i ‘Rrumit’.

Është ky çasti kur nga sedilja e pasme e makinës së autorëve hapet zjarr ndaj makinës ku udhëtonin prokurori Ndoji dhe ‘Rrumi’.

Automjet i cili pasi bën një zigzage të fortë, del në krahun e kundërt të makinës, nga ana e pasagjerit të viktimave të atentatit, duke i qëlluar për afro 100 metra, derisa makina e drejtuar nga Andi Maloku, ku ndodheshin prokurori Ndoji dhe Rrumi, del nga rruga dhe përfundon në anë të mbikalimit të Shkozetit.

Lidhur mbi ngjarjen e rëndë, 8 muaj pasi ajo ndodhi, grupi hetimor mori në pyetje ‘Rrumin’, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin e ndodhur më 1 nëntor 2019, pranë mbikalimit të Shkozetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.