AKTUALITET

Shqipëria me rritjen më të madhe të net-qëndrimeve në Europë, në raport me para pandeminë!

08:14 - 04.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria rezulton që e ka rikuperuar me shpejtësi sektorin e turizmit në krahasim me periudhën e para pandemisë. Të dhënat që publikon Eurostat për gjithë Europën tregojnë se vendi ka pasur rritjen më të lartë të net qëndrimeve në krahasim me vendet e rajonit dhe të Europës.




Sipas Eurostat, për 6 mujorin e parë 2022, në Shqipëri u regjistruan gjithsej gati 1.2 milionë net qëndrime, me një rritje prej gati 47%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Kjo është rritja më e lartë në krahasim me vendet e rajonit. Shteti tjetër me rritje është Serbia (+10%), ndërsa mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut shënuan rënie me përkatësisht -14% dhe -27%. Turqia pa një rritje prej 9%. Kjo tendencë rritëse është në kontrast me shumë shtete europiane, teksa bashkimi Europian për të njëjtën periudhë raportoi tkurrje me 14.3%.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja e net qëndrimeve në vend ishte e ndjeshme, me 64%. Në Itali, për 6 muajt e parë të vitit, net qëndrimet ranë me -17% në raport me para pandeminë, në Kroaci tkurrja ishte -5%, në Spanjë -8.8%, në Greqi rënia ishte me 16.1%.

Europa

Sipas Eurostat, Industria e turizmit të BE-së duket se po rimëkëmbet fuqishëm nga pandemia COVID-19, me të dhënat për vitin 2022 që po arrijnë ato të 2019-ës.

Krahasuar me gjysmën e parë të 2019-ës, përpara se pandemia të godiste BE-në, numri i përgjithshëm i netëve të kaluara në akomodime turistike në gjysmën e parë të vitit 2022 ishte ende inferior (1.01 miliardë në 2022 kundrejt 1.18 miliardë në 2019), por është në përmirësim të ndjeshëm në krahasim me dy vitet e mëparshme, ku në vitin 2020  shifra ishte 474.7 milionë dhe në 2021 406.8 milionë. Kjo do të thotë një rënie prej 14% në 2022 krahasuar me 2019, kundrejt 66% në 2021 dhe 60% në 2020.

Krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2021, në të njëjtën periudhë të vitit 2022, netët e kaluara në akomodime turistike u rritën me 149%, me rritje të konsiderueshme në të gjashtë muajt. Prilli ishte muaji me rritjen më të lartë, me 302% në krahasim me prillin 2021 (44 milionë netë në 2021 kundrejt 177.6 milionë në 2022).

Të dhënat për gjashtëmujorin e parë të 2022 tregojnë gjithashtu se turizmi ndërkombëtar është rimëkëmbur ndjeshëm: 432.9 milionë netë janë shpenzuar nga turistë të huaj gjatë kësaj periudhe, 154 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 (170 milionë) dhe me 401 % krahasuar me 2021 (86.4 milionë). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ka ende një rënie prej 22%, por rimëkëmbja duket se është në rrugë e sipër.

Për sa i përket udhëtimeve të brendshme, të dhënat tregojnë se ai ka rënë me 7% në gjysmën e parë të 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Ngjashëm me muajt e shpërthimit të COVID-19, në 6 muajt e parë të 2022, komponenti i brendshëm vazhdoi të zëvendësonte udhëtimet ndërkombëtare, megjithëse (në përputhje me modelin normal sezonal të ndërtimit deri në sezonin e verës) të dy treguesit regjistruan shifra në rritje: nga 56.7 milion netë turistike vendase në janar në 152.4 milion në qershor; dhe 32.7 milionë netë të shpenzuara nga turistët e huaj në janar në 137.2 milionë në qershor. /monitor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.