AKTUALITET

Çmimi i energjisë, ERE njofton mbledhjen e Bordit: Nesër diskutohet për anulimin e fashës 800 KW

17:09 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

ERE njofton mbledhjen e Bordit më datë 7 tetor.




Pritet të vendoset për kërkesën për pezullimin e rritjes së çmimit të energjisë.

Njoftimi:

MBLEDHJA Nr. 44,

Datë 0710.2022, ora 14:00 e Bordit të ERE-s

Në zbatim të (i) nenit 13 dhe 16, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; i ndryshuar, ligjit Nr.8480, date 27.5.1 999 për “Funksionimin e organeve kolegjiale te administratës shtetërore dhe enteve publike, (ii) të Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 199, datë 27.11.2020 dhe (iii), të Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Procedurat e ERE-s, miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 96, datë 17.06.2016, njoftojmë se ditën e Premte datë 07.10.2022, ora 14:00, do të zhvillohet mbledhja nr. 44 e Bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite:

Për një ndryshim në vendimin nr. 242, datë 23.09.2022, të bordit të ERE-s, “Mbi

miratimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike prej 42 lekë/kWh për konsumin

mbi 800 kWh/muaj për klientët familjarë për periudhën 1 Tetor – 31 Dhjetor 2022”

Palët e interesit për pjesëmarrje në mbledhjen e bordit të ERE-s, në ambientet e ERE-s ose

nëpërmjet platformave të teknologjisë së komunikimit elektronik (online), duhet të

dërgojnë me shkrim kërkesën për pjesëmarrje, në postën elektronike në adresën

[email protected], si dhe mënyrën e pjesëmarrjes dhe çështjen të cilën janë të interesuar të

ndjekin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.