AKTUALITET

Meloni faktorizon Sali Berishën si kryetar të PD-së: Afërsia me partinë tuaj është historike (LETRA)

16:26 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas fitores së zgjedhjeve parlamentare italiane, Kryeministrja e Ardhshme e Italisë, Georgia Meloni dhe kryetarja e partisë së spektrit të djathë “Vëllazëria e Italisë”, i ka dërguar letër mirënjohjeje ish-Kryeministrit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha.




Letra përpos së gjithash duket se faktorizon Sali Berishën në krye të Partisë Demokratike. Në letër thuhet se lëvizja e Melonit të shikohet si një shenjë shprese për lëvizjet e tjera të djathta europiane.

Meloni në letër shpreh edhe mbështetjen e Italisë për Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Letra e plotë

Kryeministrja e sapo zgjedhur e Italisë Giorgia Meloni, falenderon Kryetarin e PD Sali Berisha: Afërsia me partinë tuaj është historike. Mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane.

I dashur President,

Ju falenderoj sinqerisht për mesazhin që më keni dërguar.

Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë, të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.

Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme,  ashtu sië është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë.

Për këtë pikë të fundit, mund t’ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane.

Me përzemërsi të ngrohtë,

Giorgia Meloni


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.