AKTUALITET

“Fatura e plotë e dëmit ekonomik është 12 miliart euro”/ Ilir Meta rendit dështimet e qeverisë Rama: Rrit pagat e pedagogëve duke mos vjedhur më

12:31 - 07.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me anë të një konferncë për grupin paralmentar të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka renditur të gjitha dështimet e qeverisë Rama.




Meta thekson daljen e Alqi Bllakos nga qelia duke e cilësuar si dështim të drjtësisë dhe reformës së saj. Po ashtu Meta këkron që Kryeministri Rama të rrisi rrogën e lektorëve pasi e vetmaj mënyrë se si mund të bëhet është duke mos vjedhur më.

Pjesë nga fjala e Ilir metës

Ata nuk kanë as mundësi për të pasuar ndonjë dado apo kujdestare. Alqi ka mundësi sepse babi paguhet 10 mijë euro pasi ia dha Rama dhe vetë Alqi. Koka e kësaj afere është Edi Rama. Drejtësi me regji është kjo. Pasi nuk veproi kur duhet të vepronte. Ne nxorëm fakte flagrante. Jo fakte fallco, me numra llogari dhe shkelje flagrante të ligjit, nga Edi Rama apo Ëngjëll Agaçi. Sa ministra janë larguar pasi nuk pranuan të miratonin inceneratorët.

Nxjerrja e Alqi Bllako është një minim i drjetësisë dhe e fut në burg gruan e pambrojtur për një kotec. Ai merr në mborjtje shkaktarët më të mëdhenj të dëmit ndaj shtetit dhe financave.

Afera e inceneratorëve është 114 milion euro, por për shkeljet flagrante, pasi nuk ekziston një i tillë në Elbasan. Është e rëndë dhe me një faturë të madhe.

Korrupsioni me energjinë është i llahtarshëm, invesimet ishin korruptive, nuk ka sjellë ulje  të humbjeve dhe jane 2 miliardë euro korrupsion, debitori më i madh është shteti, sepse lekët i përdorin për ahengje, për korrupsion për investime të panevojshme dhe pastaj duan që këto detyrime ti pagaujnë qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm.

A ka korrupsion më gjigand se sa me Rilindjen Urbane, mbi 2 miliard euro. Shum mirë që është hedhur ai beton në Kolonjë, por sikur të mbështeteshin më shumë fermerët që merren me të imtat. Ato janë investime që nuk i ka ndihmuar qytetarët të rrinë në këto vende por kanë qenë fiktive për të vjedhur klientët e qeverisë dhe jo për ti shërbyer komiunitetit.

Afera e portit të Durrësit, një nga më kriminalet sepes shkatërron një aset strategjik të vendit. Do ta çojë në duar të dyshimta. Tendera sekretë me 99.99 për qind të çmimit. Shumfishimi i kostove të rrugës që klaojnë 2 miliard euro. Koncensionet dhe PPP që kalojnë të tera 12 miliard euro, pra fatur e korrupsionit të vendit. Ky është një tërmet për financat publike dhe të çdo familjeje, sepse  ai do ta paguaj.

Këta paraqitën një paketë të mbështetjes sociale që nuk kalon as 50 milion euro në këto kohë krize të çmimeve.

Ne mbështesim kërkesat e pedagogëve, sepes janë mëse legjitime. Ata kërkojnë atë standart që sot e kanë kolegët e tyre në Kosovë. A ka gjë më të arsyeshme. Edhe në kohën time është bërë një grevë dhe e rritëm pagat nga 45 në 58 për qind. Para ka por cila është sakrifica, ai duhet të vjedhi më pak. Por këtë sakrificë nuk mund ta bëjë Edi Rama. Ai duhet ti jepte argumente dhe jo të bënte antiprotestë. Por u thotë që pedegogët të marrin lekët nga studentët, për ti përçarë. Por me portalet e fëlliqura bën edhe fushatë mediatike se si një pedagog merr 100 euro edhe pse është e papranuehsme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.