Kronikë

VIDEO/ Kontrollet “blitz” nga FNSH në Elbasan kundër personave në kërkim, sekuestrohet një kg heroinë! Detajet nga aksioni

22:44 - 07.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia po kryen kontrolle për gjetjen dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim, gjatë të cilëve është gjetur dhe sekuestruar edhe një kilogram heroinë.




FNSH ka kryer kontrolle në Elbasan, gjatë mbrëmjes së sotme, në banesa ku mendohej që fshiheshin persona në kërkim, apo persona të cilët qarkullojnë me sende të pa ligjshme.

Mes këtyre të fundit, ka pasur dhe të shoqëruar në polici, bëjnë me dije burimet për Gazetën Shqiptare.

Ende nuk dihen se cilët janë personat të cilët janë shoqëruar gjatë mbrëmjes së sotme nga FNSH.

Kontrollet kanë qenë në disa qytete të Qarkut të Elbasanit si në Peqin-Cërrik-Belsh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.