AKTUALITET

Meta: SPAK produkt i situatës politike, ja kur do të dalin provat e reja për Inceneratorët

18:25 - 08.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PL Ilir Meta, në News24 ka folur mes të tjerash edhe për “Inceneratorët”.




Meta: Mesazh i qarë që prokuroria ka qenë në presion dhe veprimet e bëra nga denoncimet ton, LSI, unë si President, është e qartë që prokuroria nuk ka bërë as 1 përqind të punës sepse kemi të bëjmë me organizatë kriminale me në krye Ramën e Agaçin jo përgjegjësi individuale. 13 vendime në një ditë , nuk mundet në një ditë të marrësh 13-14 vendime ku çdo vendim duhet të kalojë në ministri dhe ministrat nuk janë dakord. Gjithçka është bërë e imponuar nga Rama.

Nisida Tufa: Ka prova të tjera për inceneratorët?

Meta: Nuk kam folur me Kryemadhin po përderisa e ka thënë që do të dalin prova do të dalin. Pas komisionin hetimor dhe LSI nuk kishte anëtar dolën prova të reja se si njerëz që ishin ndarë nga kjo botë kishin firmosur për fatura euro apo çobanë në Greqi e të moshuar në azile.

Nisida Tufa: Mendoni se SPAK do i shkojë në fund çështjes?

Meta: Kur të kemi ndryshim politik. Sa kohë kemi këtë situatë politikë nuk kemi sepse SPAK është produkt i kësaj situate.

Rilindja duhet ndëshkuar pa mëshirë. Rilindja e ka ndëshkuar pa mëshirë PS kjo bëhet me votë me reagim paqësor e demokratik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.