AKTUALITET

Krimi në Klos, ndërron jetë në spital edhe babai i viktimës 17-vjeçar!

15:00 - 12.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rëndohet bilanci i viktimave në Klos. Të dhënat e fundit për mediat theksojnë se ka vdekur edhe babai i viktimës 17-vjeçar.




Edhe pse arriti në spital, viktima nuk ka arritur që ti mbijetojë plagëve të marra.

Nga të shtënat me armë zjarri në Klos mbeti i vrarë një 17 vjeçar, i identifikuar si Ilir Shira dhe u plagosën rëndë babai i tij dhe një tjetër person.

Autori i ngjarjes së rëndë dyshohet se është Besnik Mjeshtri.

Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të vjetër që kanë pasur dy fise, konkretisht fisi Mjeshtri dhe fisi Shira.

Sherri mes tyre ka degraduar këtë të mërkurë, në mes të rrugës, në qendër të Klosit, ku jashtë një lokali ka kërcitur arma e zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.