AKTUALITET

Ish-deputeti e pëson pas sherrit për fyerjen në “Facebook”/ Gjobën 800 mijë lekë do ta paguajë me këste!

11:19 - 14.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sherr që u pasua me një status në “Facebook” i ka kushtuar 800 mijë lekë ish-deputetit Artur Roshi, dënimi për të cilin është dhënë ditën e djeshme nga Apeli i GJKKO, pasi akuzohet për shpifje dhe fyerje. Gjobën do të duhet ta paguajë me këste 25 mijë lekë për 32 muaj.




Vendimi vjen për një status të bërë më datë 17 maj 2020 nga Artur Roshi, i cili akuzonte Ardit Cikulin se kishte bllokuar rrugën përballë shtëpisë së tij, duke penguar qiraxhiun e tij që të mos kalonte dhe kishte prerë ujin e pijshëm që furnizohej objekti i tij. Sipas Roshit, Cikuli ishte justifikuar se linja e ujit kishte kaluar në pronën e tij.

Statusi i tij në Facebook erdhi pas videos ku shfaqej në momente tensioni duke hedhur blloqe në tokë dhe ofendonte banorët me fjalë të papërshtatshme, të cilat nuk mungonin as në shkrimin në rrjete sociale, pasi e akuzonin se po ndërtonte pa leje në një pronë publike. Nisur nga kjo, Cikuli e denoncoi për shpifje.

STATUSI SHERR

“Ardit Cikuli kufi me pronën time, që i digjet shpirti për pronën publike, i cili pretendon se rrugën e ka personale dhe para disa ditësh kishte bllokuar rrugën, duke lënë makinën e tij në mes të rrugës që qiramarrësi i objektit tim të mos kalonte. Ardit Cikuli që punon si drejtor i filialit të FiBank në Sarandë para disa ditësh kishte prerë ujin e pijshëm që furnizohet objekti im sepse linja e ujit na paska kaluar në pronën e tij.

Ky veprim është jo vetëm një vepër penale (e dënueshme nga ligji), por edhe një vandalizëm që nuk justifikohet as në përrallat e fëmijëve, e cila personifikohet me kuçedrën. Të terrorizon fakti se një drejtor filiali banke, që nuk e zë gjumi për pronat publike, linjën e ujësjellësit nuk e quan pronë publike. Të vjen keq kur shikon një vend të bukur si Saranda, që ka edhe njerëz të tillë që në mënyrë djallëzore përdorin abuzivisht opinionin publik.

Aq më tepër kur ky opinion publik krijohet i rremë nga klientë të bankës ku ai është drejtor filiali. Nervozizmi im ishte se inspektori i Bashkisë që erdhi thoshte se nuk e njoh këtë leje,(të lëshuar po nga Bashkia, institucioni për të cilin punon), sepse nuk arrij ta konceptoj këtë logjikë alogjike.

Absurditet që ndoshta mund të justifikohet me marrëdhënie, favore dhe interesa ndërpersonale. Perceptimi i tij se “shkarkimi” i bordurave të betonit për trotuarin ishte i jashtëligjshëm më shokoi. Duke shkruar këto rreshta, po mendoj për emocionin që më përfshiu, edhe sërish them se në zhargon ata do të ishin b.q. lulishtesh, edhe në se unë do ta kisha kontrolluar emocionin”, shkruante aso kohe Roshi.

NJOFTIMI I GJYKATËS DJE

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Nertina Kosova (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 13.10.2022, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 51 akti, datë 13.07.2022, mbi ankimet e paraqitura nga ankuesi/i akuzuari A.R. si dhe nga ankuesi/viktima akuzuese A.C., kundër vendimit nr. 16, datë 01.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur: “

Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit A.R., për veprën penale “Fyerja”, parashikuar nga neni 119/2 i Kodit Penal, lidhur me publikimin në profilin e tij në facebook të datës 17.05.2020, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale. 2. Deklarimin fajtor të të akuzuarit A.R. për veprën penale “Shpifja”, parashikuar nga neni 120/1 i Kodit Penal, në dëm të viktimës akuzuese A.C., në lidhje me e-mail-in e datës 19.05.2020, dërguar në adresën e Drejtorisë Qendrore të {…} Bank, dhe dënimin e tij me 50.000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë. 3. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të akuzuarit…”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.