AKTUALITET

“Nuk po protestojmë për luks”/ Pedagogu për protestën e sotme: Nuk do të hyjmë në mësim as pas orës 12, edhe nesër e njëjta gjë

10:43 - 17.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protesta e pedagogëve ka nisur që në orën 10 të paradites së sotme. Ky vendim ka ardhur i imponuar, pasi qeveria, nuk u është përgjigjur kërkesave të tyre për rritjen e rrogave me 30% dhe më pas 20% një vit më vonë.




Një prej pedagogëve, sqaroi se nuk do të hynin në mësim as pas orës 12:00 dhe se greva do të ishte e përditshme nga ora 10:00 deri në orën 12:00. Ai tha se kjo gjendje do të vazhdonte derisa qeveria t’u përgjigjej kërkesave të tyre.

“Ne kërkojmë 30% rritje rroge vitin e pare dhe 20% në vitin e dytë. Ajo që na shtyn më tepër të vazhdojmë protestën, është mungesa e dialogut. Ne do të zhdojmë të jemi në protestë derisa ata të na kthejnë përgjigjie për çfarë kemi kërkuar. Nuk po protestojmë për luks. Po protestojmë për dinjitetin tonë dhe fëmijët tanë. Dua të sqaroj një keqkuptim. Nuk do të hyjmë në mësim as pas orës 12:00. E njëjta gjë do të përsëritet edhe të nesërmen dhe në vazhdim nga ora 10:00 deri në 12:00”-tha pedagogu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.