AKTUALITET

Aksident me pasojë vdekje në Gjirokastër, viktimë është një i mitur vetëm 12 vjeç!

19:41 - 22.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër, një makina ka përplasur një fëmijë 10 vjeç.




Mesohet se makina që shkaktoi aksidentin drejtohej nga një polic kufitar.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.