AKTUALITET

“Ata fillian ta shqyenin kufomën në televizion”/ Rama për protestat e opozitës: Atyre u intereson revolucioni dhe konflikti me policinë

18:31 - 22.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka folur në Fier në lidhje me situatën ekonomike në vend dhe krizën që ka shkaktuar lufta në Ukrainë.




Rama fillimisht ka përmendur zhvillimet në sektorin bujqësor më pas është ndalur tek përplasja me opozitën.

Shkak është bërë vdekja e Lear Kurtit i cili vdiq në komisariatin e policisë së Tiranës.

Rama i cilësoi organizatorët e protestave si ‘hiena’ që kërkojnë të shqyejnë kufën në televizor.

Fjala e Edi Ramës

Mjafton tu them se sot ne synojmë, me dëshirën që eksportet bujqësore ta mbyllim vitin me gjysmë miliardi euro me eksportet bujqësore.

Kur ne e nisëm këtë rrugë, Shqipëria mezi eksportonte 120-130 milion euro. Brenda këtij 10 vjeçari do i çojmë në 1 miliardë. Ato janë fryt i punës së fshatit. Sot ne, punojmë shumë pasi dikur nuk kishte as kanale kulluese. E keqja zë vend, duke bërë që të gjthë ata që se kanë idenë fare se çfarë bëhet sot, të thonë se fshati po vdes për bukë, që këtu hahen vetëm plehra apo të helmon dhe të bën për vdekje. Kjo është e ushqyer në mënyrë të përditshme nga opozita e rublave. Nga ai grupim që i ka bërë shumë dëm Shqipërisë në vijim, por që tani po demaskohet komplet. Por e tërë bota është prekur nga lufta. Ndërkohë që ne bëjmë gjithçka mundemi, këta janë shfaqur më egër se kurrë në një përpjekje skandaloze të turpshme që shkel çdo lloj kufiri njerzillëku për të nxitur konflikt dhe rrëmujë, madje deri në gjakderdhje.

Vdiq një i ri për një arsye që tani është e faktuar nga prokuroria dhe policia, dhe sapo doli lajmi, pa pritur asnjë ekspertizë, doli hiena e madhe dhe filluan të shqyenin kufomën në televizor.

Si mund të ndodhi kjo. Si mund të përdhunohet një i vdekur në këtë far feje. Në një kohë kur ky vend është nën presionin e një lufte që s’ka sjellë këtu bomba apo presionin për tu bërë refugjatë siç ikin nga lufta 7 milion ukraina por ka sjellë inflacionin e luftës.

Kur ra tërmeti u vranë disa dhjetëra njerëz, disa humbën shtëpinë, të gjithë u ndjenë keq u solidarizuan, u lëvizën fonde nga rruga e semanit sepse duheshin ndërtuar shtëpitë. Por pjesa dërrmuese nuk u prek drejtpërdrjet. Pandemisë edhe i shmangesh duke ndenjur në shtëpi por inflacionit nuk i shmangesh dot.

Në këtë kohë kaq të vështirë ka një mijë e një arsye për të akuzuar gjithë përpjekjet në emër të një alternative tjetër.

Por nuk mund të shkosh deri në revolucion dhe të kërkosh luftë me policinë me institucionet. Pse, duke shpifur për një viktimë, ky është kulmi.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ky te cret e te merr ne mbrojtje pasi qeneria e ketij qeni te ka masakruar deri ne grahmen e fundit. Ky monster ngeli duke marre pjese ne funeralet e viktimave qe shkakton.

    Përgjigju ↓