AKTUALITET

Për dy vite, 134 udhëtime me çartera privatë! Vasili: Tmerr, ku është Prokuroria?! Rama bën hatanë me lekët e shtetit

20:32 - 27.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas publikimit të të dhënave personale të kryeministrit Edi Rama, deputeti i PL-së Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku shkruan se kreu i qeverisë ka udhëtuar plot 134 herë me çartera privatë nga viti 2020-2022.




Vasili i bën thirrje prokurorisë të hetojë pasi sipas tij ky është një shpërdorim i tmerrshëm i parave publike nga Rama.

Postimi i plotë

Tmerr, Rama ka udhetuar 134 here me Çartera, ku eshte prokuroria! E pabesueshme, por e vertete, plot 134 here ka fluturuar Edi Rama me çartera private Miliona euro me avione private ka baderdisur Edi Rama ne keto vite.

Nuk udhetoka dot Edi Rama me avion linje si te gjithe qytetaret, por do vetem avion privat.

Ky eshte ofendimi me i rende per çdo qytetar! Qytetaret torturohen per te mbyllur muajin se nuk ju dalin leket ky ben hatane me leket e shtetit. Ku eshte prokuroria, perse nuk heton per kete shperdorim te tmerrshem te parave publike nga Edi Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.