![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Detaje të reja mësohen nga ekzekutimi me kallashnikov i 39-vjeçarit Briken Sanaj mbrëmjen e djeshme në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë. Sanaj është ekzekutuar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët po lëviznin me makinë.
39-vjeçari sapo kishte parkuar makinën në garazh dhe më pas kishte takuar disa miq të tij. Në këtë moment, autorët i janë afruar me makinë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij.
Vrasja e 39-vjeçarit tek Kodra e Diellit/ Gjendet një makinë e djegur në Qafë-Kashar!
Në mjetet e identifikimit të gjetura tek viktima, mbajnë emrin Briken Sanaj, ndërkohë roja i rezidencës ku jetonte 39-vjeçari, thotë se ai njihej me emrin Anton Gjini. Këto pretendime pritet të verifikohen zyrtarisht nga policia.
Sanaj u dërgua menjëherë në spital pas ngjarjes, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Disa minuta pas vrasjes, në zonën e Qafë-Kasharit është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve.
E rëndë në Tiranë/ Ekzekutohet me kallashnikov një 39-vjeçar tek Kodra e Diellit! (EMRI)
Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të cilët do të merren në pyetje për ngjarjen. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të vrasjes.