Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete në anë të rrugës, në hyrje të fshatit Sërsnik të Korçës.Sipas njoftimit të policisë, nga këqyrja paraprake 62-vjeçari me iniciale M.K nuk ka pasur shenja dhune.
Nga të dhënat e para dyshohet se 62-vjeçari, ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 02.11.2022, rreth orës 16:45, në hyrje të fshatit Dërsnik, Korçë, në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete dhe nga këqyrja paraprake pa shenja dhune, shtetasi M. K., rreth 62 vjeç, banues në fshatin Dërsnik.
Nga të dhënat e para dyshohet se 62-vjeçari, ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shfaq Komentet (0)