Kronikë

Aksident i rëndë në Devoll, makina përplas 13-vjeçarin! Si është gjendja shëndetësore e të lënduarit (DETAJE)

15:53 - 04.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Devoll pasditen e kësaj të premteje.




Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një 13-vjeçar është përplasur nga një automjet tip “Benz”.

I mituri është transportuar me urgjencë në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm, ndërkohë që policia ka bërë shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 04.11.2022, rreth orës 15:05, në fshatin Qytezë, Devoll, shtetasi T. D., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një 13-vjeçar, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi T. D., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.