Kronikë

VIDEO/ Aksidenti në Gjirokastër, “Mercedes-i” u përplas me dy autobusë! U lënduan tre persona, mes tyre shoferi i veturës dhe djali i tij i mitur

18:14 - 04.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në lagjen “Punëtore”.




Burime nga policia njoftojnë se të përfshirë bë aksident kanë qenë dy autobusë, të drejtuar përkatësisht nga shoferët me iniciale G. D., 45 vjeç dhe Th. D., 37 vjeç, ndërsa shoferi i mjetit tip “Benz” ka qenë A. Sh., 36 vjeç.

Si pasojë e ngjarjes, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. D., drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi A. Sh. dhe djali i tij i mitur. Ata janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

 

Njoftimi:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në lagjen “Punëtore”, është përplasur autobusi i linjës Dropull-Kakavije, që drejtohej nga shtetasi G. D., 45 vjeç, me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. Sh., 36 vjeç dhe me një autobus që drejtohej nga shtetasi Th. D., 37 vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. D., drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi A. Sh. dhe djali i tij i mitur, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.