AKTUALITET

Berisha kritik me George Sorosin: Do e shpallim non-grata atë dhe të birin, armik i egër i Shqipërisë!

20:43 - 07.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me banorët e kryeqytetit George Sorosin e konsideroi si një armik të egër të Shqipërisë, ndërsa tha se një nga aktet e para që do ndërmarrë kur të vijë në pushter do jetë shpallja non-grata e tij dhe të djalit Aleks Soros.




“Ka një problem për Sorosin, ka një polemikë në SHBA. Guvernatori i Floridas i ka shpallur luftë se po shkatërron Amerikën, ai nuk po e shkatërron por po e dëmton ndaj dhe u kam bërë thirrje shiqptarëve të mos votojnë për kandidatët e financuar nga Sorosi në SHBA. Një nga aktet e para do jetë dyllosja e shoqatës së kapur dhe shpallja non-grata e Sorosit dhe të birit. Ne u qendrojmë vlerave që u besojmë, konservatorizmit dhe traditës. Ai është një armik i egër i Shqipërisë. Programi për rninë do jetë në qendër, nuk ka mëdyshje këtu, beteja jonë është të bindim rininë se Shqipëria është vend i bekuar ku mund të ndërtojnë të ardhmen”, u shpreh Berisha.

Kryedemokrati ka bërë thirrje edhe më parë ndaj shqiptarëve në Amerikë të mos e votojnë politikën e financuar nga Soros.

Gjatë fjalës së tij në publik Berisha e ka përmendur vazhdimisht se pas shpalljes së tij non grata nga SHBA  qëndron lobimi i Soros dhe kryeministrit Edi Rama, që sipas tij kanë hartuar dokumente të pavërteta duke thënë se ai është i pastër dhe madje ka shkuar më tej duke sfiduar hapur DASH, ku i ka kërkuar të bëjë publike provat në ngarkim të tij.

Sipas tij, nuk ka asnjë provë që të implikojë Berishën në akuzat e listuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.