![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Partia Demokratike ka zyrtarizuar disa prej emrave të cilët do të marrin pjesë në procesin e primareve që zhvillohen për të nxjerrë një kandidat për Bashkinë e Tiranës.
Në një deklaratë për mediat, Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), Albana Vokshi bëri të ditur se këto emra janë persona të cilët kanë plotësuar të gjitha dokumentacionet dhe kushtet e garës.
“Emrat e personave që janë vetëkandiduar:
1-Adriana Kalaja
2-Belind Kellici
3-Enkelejda Fejzo
4-Fatmir Merkoci
5-Gerti Bogdani
6-Ilir Alimehmeti
7-Jul Deda
‘KOKE do të mblidhet sot për të shqyrtuar disa kërkesa të tjera. Për degët e tjera do ju njoftojmë në vijim.’- u shpreh Vokshi në mbyllje të fjalës së saj.
KOKOE do të vijojë me shqyrtimin e kandidaturave të tjera në vijim. Primaret në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet.
Ditën e sotme Arjan Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike në Kamëz shpalli kandidimin për Primaret e PD dhe Evdar Kodheli për Fierin.