AKTUALITET

(VIDEO) Dhunohet i moshuari në “Astir”, dera e urbanit i përplasi nipin 7 vjeçar, i mituri “shpërthen” në të qara

17:23 - 14.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e “Astirit”, ku një i moshuar është dhunuar nga dy djem të rinj. Ata mendohet se janë kontrollorë të linjës së “Tiranës së re” dhe pasi kanë ofenduar të moshuarin, siç shihet dhe në video, e qëllojnë me shpulla.




I moshuari ka qenë duke zbritur nga urbani në stacion, bashkë me nipin e tij 7 vjeçar, kur dera e urbanit e mbyllur me shpejtësi nga shoferi, ka përplasur vogëlushin. Në sfond, ai dëgjohet teksa qan, ndërkohë dy të rinjtë i dhunojnë dhe gjyshin.

Deri tani nuk ka asnjë njoftim nga Policia e Tiranës, për këtë ngjarje të rëndë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.