AKTUALITET

“E kanë marrë me forcë, kanë dashur ta p*rdhunojnë!”/ Deklarata e fortë e avokatit të autorit të plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës!

11:56 - 15.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokatët e Orges Xhelilit, ish-punonjësit të Bashkisë së Divjakës i cili plagosi pak ditë më parë kryebashkiakun Fredi Kokoneshi ka ngritur pretendimin se klienti i tyre është marrë me forcë dhe është dhunuar nga policia bashkiake.




“Gjykatësi ka kërkuar një masë me afat dy mujor që të jepet konkluzioni se çfarë ka ndodhur. Jemi para veprimeve arbitrave të policisë bashkiake. E kanë marrë forcërisht, kanë dashur me e futur në makinë, kanë dashur me e përdhunuar. Të gjitha veprimet janë kryer forcërisht me kërkesën e kryebashkiakut. I akuzuari po të donte të bënte diçka kundër tij e ka pasur të thjesht. Para dy javësh ka denoncuar kryebashkiakun i cili u ka marrë pronat qytetarëve. Po hetohet kryebashkiaku për veprime arbitrare. Në këto kushte kërkuam një afat dy mujor që të kryejë të gjithë veprimet organi i akuzës. Ai ka pasur një biçak që nuk hyn te vepër penale si armë e ftohtë”, deklaroi njëri prej tyre.

Ndërkohë që avokati tjetër tha se ngjarja ka qenë e momentit që nuk ka lidhje me postin e Kokoneshit si kryetar bashkie.

“Aty bëhet fjalë për inate dhe zhargone të përditshme që në qytetin e Divjakës qarkullojnë në mënyrë të përditshme. Kryetari i bashkisë nuk ka kompetencë për të vendosur apo për të hequr njeri nga puna. Ajo është një ngjarje e momentit. Atë e kanë goditur. Edhe në seancë e sotme dukej që ishte goditur. E kanë kapur policët dhe kanë dashur ta çojnë pranë kryetarit. Kemi të bëjmë me fenomenin e bajraktarëve të personalizuar në funksione publike”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.