AKTUALITET

Vdekjet ulen ndjeshëm në tremujorin e tretë 2022, por mbeten 4% më të larta se përpara pandemisë!

07:15 - 15.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndonëse vendi kaloi një valë të re pandemia në periudhën e verës, pasojat e saj kanë të ulëta në vdekshmërinë shtesë, në krahasim me të njëjtën periudhë të 2020-2021. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujori e tretë të vitit u shënuan gjithsej 5,130 vdekje në total.




Në krahasim me tremujorin e tretë të 2020-s, kur sapo filloi vala e pandemisë në vend dhe që deri tani mban rekordin për periudhën korrik-shtator, humbjet e jetës janë reduktuar me 22.5% (shko grafikun: Vdekjet, Tremujori i Tretë, 2011-2022).

Në raport me tremujorin e tretë 2021, tkurrja është gati 20%.

Gjithsesi, vdekjet mbeten ende më të larta sesa mesatarja e të njëjtës periudhë 2016-2019, me rreth 4% më shumë.

Për gjithë 9 mujorin, në vend kanë humbur jetën gati 18 mijë persona, me një rritje prej 10% në krahasim me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019.

Kjo rritje është e lidhur me tremujorin e parë të vitit, kur vendi akoma po vuante nga pasojat e pandemisë (shiko grafikun: Vdekjet sipas tremujorëve në pandemi 2020-2022, krahasuar me mesataren 2016-2019).

Në raport me 9 mujorin 2020, humbjet e jetës kanë rënë me vetëm 1%, por vala e madhe e pandemisë në 2020-n ishte në tremujorin e katërt.

Ndërsa në raport me periudhën janar-shtator 2021, vdekjet ishin 21% më të ulëta.

16.3 mijë vdekje shtesë më shumë që nga fillimi i pandemisë

Që nga fillimi i pandemisë, në mars 2020, në vend janë shënuar rreth 16.3 mijë humbje jete më shumë, në krahasim me mesataren e 2016-2019. (shiko grafikun: Rreth 16.3 mijë humbje jete shtesë që nga fillimi i pandemisë/Shtesa e vdekjeve sipas tremujorëve, në raport me mesataren përkatëse 2016-2019)

Mjekët pohojnë se vdekshmëria shtesë lidhet si me pasojat direkte që dha pandemia, sidomos në periudhën 2020-2021, në mungesën e kujdesit për sëmundjet e tjera, kryesisht gjatë periudhës së karantinës, që çoi në vonesa të diagnostikimeve.

Një tjetër faktor i rëndësishëm lidhet me pasojat që la pandemia në shëndetin e shumë personave që e kaluan atë, duke bërë që të humbin jetën më pas.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.