AKTUALITET

Hijet mbi projektin e Portit të Durrësit, aferat e kompanisë së investitorit arab që synonte ndërtimin e “Manhatanit të Zagrebit” në Serbi. Reagimi i opozitës ktheu mbrapsht planin

10:02 - 18.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Muhamed Alabar, investitori arab që synon të ndërtojë portin e jahteve në Durrës ka pasur në plan të ndërtojë atë që konsiderohej si “Manhatani i Zagrebit” në Serbi.




Mediat shkruajnë se pas presionit të shumtë, u publikua marrëveshja për këtë projekt që nxirrte në pah se kryebashkiaku Milan Bandić donte t’u jepte arabëve gjithçka, duke përfshirë pronësinë e tokës më të shtrenjtë në vend, një skemë e ngjashme me atë të projektit të Durrësit në vendin tonë.

Reagimi i fortë i opozitës serbe dhe shoqërisë civile bëri që në vitin 2020 projekti të anulohej. Kjo përmendet si një fitore edhe në raportin e atij viti nga Freedom House.

Mediat shkruajnë se kompania e Alabar shkruajnë Emaar Properties dhe në fakt nuk i përket Alabar, por aksioneri i shumicës është Emiri i Dubait. Ato kanë sjellë një historik të kompanisë e cila është themeluar në vitin 1977.

Afera e parë e madhe e saj lidhet me biznesin e tyre në qytetin indian të Mohalit në provincën Punjab. Edhe atje sheikët nënshkruan kontrata të dyshimta me autoritetet lokale për ndërtimin e një projekti me 1670 vila.

Por më vonë u zbulua se për të mbledhur para për investimin e tyre, ata po shisnin pronat e indianëve të cilat nuk u përkisnin fare. Njerëzit paguan për vilat por nuk mund të hynin në pronat e tyre sepse të drejtat e pronësisë u takonin palëve të treta, megjithëse autoriteti vendor pretendonte se gjithçka ishte rregu7lluar.

Skandali në Indi u themelua akoma më shumë në vitin 2010 kur e njëjta kompani supozohej të ndërtonte një fshat sportiv, por projekti nuk u përfundua kurrë.

Në fund të vitit 2011 u ngrit një aktakuzë kundër Emaar MGF dhe dy kompanive të tjera simotra të lidhura me Alabar në një gjykatë në Indi për krim të organizuar dhe mashtrim.

Analistët thonë që në mënyrë që të tërheqë investitorët dhe të rikuperojë çmimin e aksioneve të veta, Emaar duhet të krijojë vazhdimisht imazhin e një kompanie që ndërton projekte të mëdha. Prandaj ajo synoi të nisë projektin në Beograd.

Përshtati nga mediat korate, Panorama.al 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.