BOTA

Surprizon Infantino, gati të mirëpresë Botërorin në Korenë e Veriut: Jemi futbolli, jo politikë!

10:48 - 20.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhani Infantino ka pranuar se Kupa e Botës mund të zhvillohet dhe në Korenë e Veriut në të ardhmen.




Në konferencën që presidenti i FIFA-s dha për Katarin, gjithashtu përmendi dhe se çdo shtet mund të mirëpresë Kupën e Botës, përfshirë këtu edhe Korenë e Veriut.

“FIFA është një organizatë e futbollit global. Ne jemi njerëzit e futbollit, jo të politikës dhe ne duam të bashkojmë njerëzit së bashku. Çdo shtet mund të mirëpresë Botërorin. Unë personalisht shkova në Korenë e Veriut përpara disa vitesh dhe u propozova mundësinë për Botërorin e femrave së bashku me Korenë e Jugut, por nuk ja dola. Por nëse është nevoja, do të shkoj dhe 100 herë të tjera nëse do të ishte e nevojshme të ndihmoja futbollin”, u shpreh Infantino./ PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.