![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
SPAK ka lëshuar urdhër arrest për Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si ‘Rrumi’ i Sukthit. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb.
Mësohet se urdhër-arresti për Lahon u lëshua pas akuzave për korrupsion, dhe tjetërsim të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit.
Rrumi është një personazh shumë i përfolur për lidhjet e tij me botën e krimit, ndërkohë që emri i tij u përmend edhe gjatë atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji.
Aktualisht Laho është shpallur në kërkim, ndërkohë që policia po vijon kontrollet për ekzekutimin e urdhrit të SPAK.
Shfaq Komentet (0)