AKTUALITET

Gjendet një ngarkesë e madhe kokaine në Malin e Zi, kontrolle dhe arrestime në Shqipëri

17:43 - 24.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në një aksion të policisë malazeze dhe asaj shqiptare, thekson media serbe “Vijesti”.




Sipas të njëjtave informacione, kokaina, e fshehur në thasë me dhe, u zbulua nga policia malazeze në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi ngarkesa mbërriti në Portin e Tivarit.

Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit atëherë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe kolegë nga Shqipëria, vlerësuan se e mbanin nën vëzhgim dërgesën derisa të vinte porositësi për të, gjë që ndodhi sot.

Sipas informacioneve të “Vijesti”, në atë operacion janë arrestuar disa persona dhe në territorin e Shqipërisë, afër Tiranës, po kontrollohet një magazinë në pronësi të njërit prej të arrestuarve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.