Kronikë

“Sikur kishte elemente terroriste! Ndërhyrja e forcave të armatosura e paligjshme!”- Ish-drejtuesi i policisë për sulmin në “Prestige Resort”: U kthye në skenë krimi

17:18 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ismail Elezi e ka konsideruar të paligjshëm prezencën e forcave të policisë në aksionin e paligjshëm për prishjen e “Prestige Resort”.




Në një intervistë për News24, Elezi u shpreh se ajo u kthye në një skenë krimi, ndaj duhet të kishte dhe një reagim nga autoritetet lokale të Kavajës.

Elezi deklaroi se forcat e armatosura në atë masë duhet të ndërhyjnë vetëm ku ka dyshime për elemente kriminale.

Ismail Elezi: Si çdo qytetar, pothuajse gjithë ditës kam ndjekur situatën në Golem. Ajo që më bën përshtypje është që të gjitha palët u bënë bashkë pasi nuk foli askush. Institucionet e zbatimit të ligjit, kanë detyrimin të njoftojnë qytetarin për veprimet, për prishujen e Resortit nëse është pa leje.

Kjo lajmërohet pasi qytetari merr njoftimin. I drejtoheve institucioneve ligjzbatuese. I duhet dhënë kohë qytetarit. Nuk jemi në kushtet e flagrancës. Nuk është konstatuar në ndërtim e sipër, ndaj prishet në moment. Je në kushtet që je duke ndërtuar. Nuk jemi në momentin e shfrytëzimit. Ai resort ka disa vite që shfrytëzohet për turizëm. Me keqardhje e them, por kur pashë në mediat tuaja, kur nxorrët një njoftim se ky resort është me leje, e firmosur nga Rama, nuk e kuptoj se për çfarë pune është policia këtu?

Larg qoftë nesër në mëngjes në shtëpinë tënde vjen policia dhe të nxjerr forcërisht sepse do Edi Rama. Ajo që më bën përshtypje, kam besuar shumë tek drejtësia e re. Kam besim dhe jam besimplotë në një superfuqi si SHBA-ja. Por, kur pashë sot, ajo është skenë krimi. Aty vetëm sa nuk janë vrarë njerëz. Kur futesh forcërisht, mësyjnë fadromat, është skenë kriminale. Menjëherë, pronari i objektit duhet të bëjë kallëzim penal.

Në këto kushte, është ajo që thashë në fillim, u bënë palë. Ndodhi ajo që ndodhi. Po shkatërrohet objekti. Unë nuk e di me sa mendje kanë çuar shumë forca policie atje. Minimalisht duhet të thërritet qytetari. Thuhet për 5 ose 10 ditë që do prishet objekti. Nuk e di mirë se sa është koha që iu jepet bizneseve. Policia e shtetit futet kur ka një informacion ka element terrorist, ka bimë narkotike.

Këtë njeri duhet ta ndalin me patjetër, sepse ky po n ai bën jetën dita-ditës më të pasigurt. Në momentin që ke shkuar dhe e ke prishur atë objekt, unë e inkurajoj pronarin e atij objekti që të bëjë kallëzim. Unë nuk i vë faj punonjësve të policisë atje. Unë akuzoj drejtpërdrejtë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që i ka çuar policët atje. Padiskutim, e kanë detyrim ligjor informimin e opinionit publik. Kemi shkuar me urdhër, kemi pas këtë vendim apo atë vendim… Edhe vendimi ka ato kriteret e veta për si duhet zbatuar apo në çfarë forme duhet zbatuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.