BOTA

Palombarët nuk i kanë gjetur akoma! Zhduken 4 emigrantë, mes tyre 2 fëmijë! Anija e tyre u fundos në brigjet e Italisë

15:21 - 05.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një anije e vogël plot me emigrantë u fundos mbrëmjen e djeshme në ishullin jugor të Italisë, Lapedusa.




Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave katër pasagjerë rezultojnë momentalisht të zhdukur.

Midis të zhdukurve janë edhe dy fëmijë, 6 vjeç dhe 6 mujash, prindërit e të cilëve zbarkuan së bashku me 30 emigrantët e tjerë në Lampedusa. Dy të tjerët prej të cilëve nuk ka më asnjë lajm janë burra.

Ansa raporton se prindërit e dy fëmijëve u shpëtuan dje nga roja bregdetare, ndërsa fëmijët jo. Nga operacioni i rojës bregdetare u shpëtuan në total 32 pasagjerë, përfshirë tre gra.

Ndërkohë, këtë mëngjes, ekipet e Médecins Sans Frontières në bordin e Geo Barents kryen një operacion të dytë shpëtimi në det: 90 persona, përfshirë mbi 35 të mitur dhe 5 gra, që udhëtonin me një gomone. Tani ka 164 të mbijetuar në bord, duke përfshirë 14 gra dhe rreth 50 të mitur të pashoqëruar. Më i vogli prej tyre është vetëm 10 vjeç.

Palombarët dhe autoritetet e kërkim-shpëtimit po punojnë për gjetjen e katër të zhdukurve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.