AKTUALITET

Debati në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare/ Salianji-Spiropalit: Rama nxit sulme me tritol

13:48 - 12.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare gjatë ditës së sotme është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe ministres për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali.




Fillimisht Salianji kërkoi në komision që sulmi me grusht ndaj kryedemokratit Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit të dënohej nga të dyja palët dhe policia të ishte e pavarur nga ndikimi politik në veprimin e saj lidhur me këtë çështje.

Gjithçka nisi kur Salianji bëri një kërkesë në komision, ku incidenti i ndodhur në protestën e 6 dhjetorit, ku u sulmua kryetari i PD-së, Sali Berisha, të dënohet nga të dyja palët dhe që Policia të jetë e pavarur sipas tij nga ndikimi politik.

Salianji shtoi se ai që e ka nxitur dhunën është vetë kryeministri Edi Rama, me gjuhën e urrejtjes që sipas tij ai promovon në Kuvend.

“E keni parë gjatë gjithë kohës në Parlamenti, është ai që nxit dhunën. Ka vetëm një nxitës në këtë vend, që i turret opozitës, Rama. Njeri që nxit me tritole, me dhunë, me të gjithë elementet e tjerë. Nuk e përcaktoni dot ju. S’më ndaloni dot. Procedura është e thjeshtë. Karagjozë jeni në përfaqësim, në mënyrën e të folurës. Gjuhën e urrejtjes, që nuk e dënon dhe nuk shpreh shqetësim kur një deputet….ore do më lini ta përfundoj”, tha Salianji.

Por nga ana tjetër Spiropali tha se dhuna e ushtruar ndaj Berishës është dënuar nga kryeministri Rama dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Debati i plotë:

Spiropali: Dua të bëj dy komente në raport me atë që u tha, për kërkesën e zotit Xhaferraj dhe të komisionit. Ministri i brendshëm ka qenë i gatshëm që si në seancë, apo në interpelancë me zotin Salianji ka qenë prezent për buxhetin. Është çështje kohe, pasi ministri ka detyrime të tjera. Do e ndjek rastin nëse kërkesa është bërë në një kohë të arsyeshme. S’ka asnjë drojë nga ana e ministrit të Brendshëm që të jetë këtu. Komisioni është përballur dhe ka ngritur patjetër çështje dhe ka mbajtur qëndrime. Keqardhje për dhunën e ushtruar ndaj Sali Berishës. Jo vetëm se është përfaqësues politik, por një njeri në moshë të caktuar. S’ka pasur njeri në republikën e Shqipërisë që nuk është ndjerë i keqardhur nga ai akt, që është dënuar nga kryeministri i vendit dhe kryetarja e kuvendit dhe nga çdo përfaqësues i forcës tonë politike që për asnjë moment nuk ka mbrojtur apo promovuar dhe nxitur dhunën. Ne e përsërisim, i bëjmë thirrje aktorëve politikë përfshirë dhe zonjën e nderuar, që të shmangin gjuhën e dhunës, pasi këto janë mendësi të vjetra që na kthehen dhe bien në fytyrë. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe t’i themi të vërtetat siç janë. Jo vetëm që policia e shtetit është përgjigjur në kohë, por është dënuar nga të gjitha instancat më të larta të shtetit. Rast që fatkeqësisht nuk është bërë në të shkuarën. Sot një gjuhë e vjetër e dalë mode është pjesë e debatit politik. Gënjeshtra që thuhen me vendosmëri. Dënim për dhunën dhe gjuhën e dhunës për të gjitha nivelet.

Salianji: Duke u nisur nga fjala e kolegut parafolës, dua t’ju kujtoj se Komisionet, pavarësisht nderimit që kam për ata që shesin patate apo për produkte të tjera, të tjerët merren me politikë. Ministrja tha se; ministri i Brendshëm paraqitet kur i kërkohet për pyetje. E ka detyrim, nuk na bën nder. Ka 3 muaj e kusur që e kërkojmë ministrin dhe nuk vjen. Nëse ka diçka për të fshehur edhe kjo do duhet thënë publikut sa i takon nivelit të kriminalitetit. Kjo i duhet thënë publikut. Në lidhje me atë që tha ministrja se nuk ka të bëjë si çështje e rendit të ditës, hyri në debat dhe bëri propozim për të cilin duhet ta dënoni ju, e dënojmë dhe ne. Ju e keni dëgjuar se frymëzuesi, përdoruesi kryesor i dhunës ndaj opozitës, është kryeministri Edi Rama. E keni parë gjatë gjithë kohës në Parlamenti, është ai që nxit dhunën. Ka vetëm një nxitës në këtë vend, që i turret opozitës, Rama. Njeri që nxit me tritole, me dhunë, me të gjithë elementet e tjerë. Nuk e përcaktoni dot ju. S’më ndaloni dot. Procedura është e thjeshtë. Karagjozë jeni në përfaqësim, në mënyrën e të folurës. Gjuhën e urrejtjes, që nuk e dënon dhe nuk shpreh shqetësim kur një deputet….ore do më lini ta përfundoj. S’ma përcaktoni dot mua ju që të shkoj ku doni ju. Do ju kapin njerëzit me shpulla, ndaj po jua them. Ka një kërkesë procedurale. Ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku Policia e Shtetit, institucionet, Ministria e Brendshme, ka thënë se kemi të dhëna se tubimi i organizuar në ditën e samitit mund të keqpërdoret.

Naço: A doni të thërrasim drejtorin e përgjithshëm të policisë?

Salianji: Ku është me afat procedura? Gjeje dhe ma jep. Se bëni dot. Doni ta prishni mbledhjen? S’merreni dot me dhunë me mua.

Naço: E kuptoj se je në dëshpërim

Salianji: A mund ta përfundoj?!

Naço: Jeni në depresion

Salianji: Ta mbaroj, prit që të vij te kërkesa. Duke qenë se ministri, që është nën mbikëqyrjen e këtij komisioni, ka pasur një shqetësim për gjendjen që mund të eskalonte në protestë, Policia e Shteti nuk siguron dot të mbrojë organizatorin e protestës, një deputet.

Naço: Unë nuk e marr dot kryeministrin këtu…

Salianji: Ke frikë nga Bardhyli se është gjeneral. A ta bëj kërkesën? Për ju kryeministri është nëna. baba, unë se ashtu fare. E kam thënë dhe një herë. Institucionet e qeverisë kanë dështuar që të mbrojnë deputetin. Ça do bëni? Do fusni me kasata për të ndaluar valët. Kam një kërkesë për të.. Hajdeni me orar të zgjatur, ju doni të ikni për 20 minuta. Po ça është kjo punë kështu?

Naço: Mbaroji fjala juaj

Salianji: Si komision sigurie, për shkak të situatë, propozoj që ta dënojmë këtë ngjarje, që të mbahet një qëndrim, duke i dhënë mbështetje policisë për të bërë punën siç i takon dhe të mos bëjë propagandë, duke nxjerrë dokumente si drejtori i policisë.

Spiropali: Më vjen mirë që dhuna po dënohet në të dyja anët e kësaj tavoline, madje dhe nga deputetë që kanë qenë të detyruar të mbajnë në dorë topa bejsbolli për t’u mbrojtur nga ato mësymje ku s’kanë gjetur gjuhë tjetër.

Salianji: S’merreni dot me ne ju

Spiropali: U more 20 minuta me ne. A mund ta përfundoj kryetar?

Naço: Si nuk e lë?

Salianji: Ça është kjo mbledhje mo…

Spiropali: U more me të gjithë, kryeministrin, ministrin dhe qeverisë. A mund ta përfundojë fjalën… Fole për kë deshe

Salianji: Të flasim për shkakun.

Spiropali: Bëtë akuza të drejtpërdrejta. Mbaje vendin dhe dëgjo. Ju dëgjua, gjysmë ore

Naço: 5 minuta pushim

Salianji: Zbatoni rregulloren

Spiropali: Gjysmë ore dëgjuam përroin psikik të tyre…

Naço: 5 minuta pushim


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.